Mourinho shpërthen me kritika për lojtarët e tij: Ndoshta nuk po di ta flas italishten, gjithmonë bëhen gjërat ndryshe

  • S.A /
  • 10 October 2022 - 09:08
Mourinho shpërthen me kritika për lojtarët e tij: Ndoshta nuk po di ta flas italishten, gjithmonë bëhen gjërat ndryshe

Roma ka arritur një tjetër fitore në kampionat, por me shumë vuajtje. Giallorosët kanë mposhtur Leccen me rezultat 2-1 edhe pse mysafirët ishin me një futbollist më pak në fushë. Pas ndeshjes trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur edhe pae ka qenë i dëshpëruar me rezultatin dhe vuajtjen që patën futbollistët në fushë duke e lënë ndeshjen e hapur deri në fund.“Ndaj Atalantës mbeta i zhgënjyer sepse bëm ndeshje të madhe, por nuk morëm asnjë pikë. Ndaj Lecces morrëm tre pikë, por vetëm kjo më gëzon”, tha Mourinho.

Trajneri portugez ka thënë se italishtja e tij po bëhet e tmerrshme, pasi lojtarët nuk po e kuptojnë.

“Më duket se italishtja ime po bëhet gjithmonë e më e tmerrshme, ngase futbollistët shpesh herë po bëjnë të kundërtën e asaj qe po ua them”, tha Mourinho me ironi.

Roma në ndeshjen ndaj Lecces mbeti edhe pa Paulo Dybalan, me argjentinasin që duket se ka humbur të gjitha ndeshjet e këtij viti. “Dybala është keq. Nuk e di nëse do të kthehet këtë vit pasi nuk jam mjek, por nga përvoja ime dhe pasi fola me Paulon mendoj se do ta ketë të vështirë të rikthehet para vitit 2023”, deklaroi Special One. Pas nëntë xhirove në Serie A, Roma zë vendin e pestë me 19 pikë të tubuara. 

(Kosova Sot Online )