Lajme të këqija për PSG-në, Messi nuk ushtroi as sot dhe rrezikon të mungojë ndaj Benficas

  • S.A /
  • 10 October 2022 - 13:50
Lajme të këqija për PSG-në, Messi nuk ushtroi as sot dhe rrezikon të mungojë ndaj Benficas

Arrijnë lajme jo të mira për Paris Saint-Germainin. Mediumi francez “Le Parisien” raporton se Lionel Messi nuk është ende i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e blertë. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka pësuar një tërheqje muskulore dhe mungoi në ndeshjen e së shtunës, në të cilën PSG-ja barazoi me Reimsin.

Ndërkaq, 35 vjeçari nuk ka ushtruar as sot me ekipin francez, që nënkupton se ai mund të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve.

Parisienët nuk do të rrezikojnë me Leon, i cili mund të jetë i gatshëm vetëm për këtë fundjavë, nëse ndihet i shëruar plotësisht.

Përfaqësuesi argjentinas e ka rikthyer formën ideale pikërisht në kohë të duhur, para fillimit të Kampionatit Botëror.

(Kosova Sot Online )