
Liverpooli merr një tjetër goditje, Diaz do të mungojë deri në fund të dhjetorit

Luis Diaz do t’i mungojë Liverpoolit për një kohë të gjatë, pas lëndimit që e pësoi në gju të dielën, në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Kolumbiani iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë të hënë, që konfirmuan edhe shkallën e tij të lëndimit
Sipas “The Athletic”, ky lëndim do ta lë Diazin jashtë deri pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kësisoj, sulmuesi do t’i mungojë Liverpoolit në dhjetë ndeshjet e ardhshme, të cilat skuadra angleze do t’i zhvillojë para fillimit të Botërorit
(Kosova Sot Online)