Liga e Kampionëve zhvillon sot rrethin e katërt të fazës së grupeve

  • S.A /
  • 11 October 2022 - 09:34
Liga e Kampionëve zhvillon sot rrethin e katërt të fazës së grupeve

Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë, për të përfunduar rrethin e katërt të fazës së grupeve. Dy përballje zhvillohen nga ora 18:45, ndërsa dy të tjera do luhen nga orari 21:00. Manchester City do të jetë mysafir i Copenhagen, ndërsa Juventusi i shkon Maccabi Haifas. Ndeshja më interesante e ditës së sotme është ajo në mes të Milanit dhe Chelseat, që nisë nga ora 21:00 në “San Siro”.

Real Madridi është mysafir i Shakhtar Donetskut, ndërsa Paris Saint-Germain e pret Benfican në “Parkun e Princave”. Dortmundi e mirëpret Sevillën, Dinamo Zagreb takohet me RB Salzburgun, ndërsa Celtic përballet me RB Leipzigun.

(Kosova Sot Online )