Brugge mbetet i pamposhtur, barazon me Atleticon dhe siguron kalimin e fazës së grupeve

  • A.P /
  • 12 October 2022 - 21:11
Brugge mbetet i pamposhtur, barazon me Atleticon dhe siguron kalimin e fazës së grupeve

Atletico Madridi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë nga përballja e dytë me Club Brugge.

Pasi pësoi humbje ndeshjen e kaluar, skuadra spanjolle kësaj here luajti baras me skuadrën belge

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Wanda Metropolitano” përfundoi me rezultatin 0:0.

Ky barazim i shkoi përshtati Club Brugge, pasi ka siguruar kalimin e fazës së grupeve.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin B, skuadra e drejtuar nga Carl Hoefkens ka grumbulluar 10 pikë, me bilanc prej tri fitoreve dhe një barazimi.

Atletico Madridi renditet i dyti me 4 pikë. 

(Kosova Sot Online)