Gabimi trashanik i Piques që i kushtoi me gol Barcelonës

  • S.A /
  • 13 October 2022 - 10:59
Gabimi trashanik i Piques që i kushtoi me gol Barcelonës

Gerard Pique si lider i mbrojtjes udhëzoi bashkëlojtarët e tij të Barcelonës të ‘qëndrojnë të qetë’ – ndërsa Nicolo Barella u fut pas të gjithëve për të barazuar për Interin. Skuadra e Xavit hyri në ndeshjen e së mërkurës mbrëma në Ligën e Kampionëve në Grupin C duke ditur se një humbje nga Interi do t’i shihte ata të eliminohen nga gara. Ousmane Dembele u dha atyre epërsinë pak para pjesës së parë, megjithatë, Interi u kthye në lojë në mënyrë të çuditshme. Alessandro Bastoni harkoi një top që nuk dukej i rrezikshëm, por që u bë vetëm pas një gabimi të liderit të mbrojtjes, Pique. Mbrojtësi spanjoll i bëri shenjë vijës së pasme për t’u ngritur më lartë dhe të tentonin lënien e lojtarëve të Interit në pozitë jashtë lojë.

“Qëndroni të qetë”, ishin fjalët e Piques, i cili ishte i bindur se nuk kishte asnjë rrezik nga aksioni i Nerazzurrëve.Megjithatë, Barella mundi kurthin jashtë loje duke i ikur mbrojtjes dhe shënoi golin e barazimit 1-1, gol i cili i dha zemër Interit. Lautaro Martinez çoi në avantazh 2-1 skuadrën e Simone Inzaghit menjëherë pas kësaj për të kompletuar mjerimin e tyre.

Fansat kanë reaguar ndaj gabimit trashanik, duke pretenduar se Pique ka sjellë në jetë një ‘meme’ të re. 

(Kosova Sot Online )