Kosovari Arlind Berisha po vazhdon ta nderojë Kosovën me arritjet e tij në MMA

  • S.A /
  • 15 October 2022 - 11:43
Kosovari  Arlind Berisha po vazhdon ta nderojë Kosovën me arritjet e tij në MMA

Arlind Berisha po vazhdon të na bëjë krenar në arenën ndërkombëtare në MMA. Luftëtari ynë ka shënuar tani fitore me nokaut, për t’u rikonfirmuar kampion në dy pesha të ndryshme, derisa është edhe fitues i medaljes së artë. Federata e Arteve Mikse Marciale të Kosovës bëri të ditur se Berisha ka një potencial të madh në të ardhmen, ndërsa pritet shumë shpejtë të garojë në nivele edhe më të larta të MMA-së.

Më poshtë keni postimin e tyre pa ndërhyrje:

Arlind Berisha heroi që po na bën krenarë në karrierën e tij me flamurin KUQ E ZI!

Ai fitoi në raundin e parë me TKO dhe me këtë Fitore tani është 4 herë Kampion,Kupa Botes  i Artë, Kampion i Gorilla FC dhe Kampion i luftëtarëve të kafazit në të njëjtën kohë në 2 pesha te ndryshme!

Federata MMA e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët i urojnë Arlindit shumë suksese besojmë se ky Talent i përket së ardhmes!!!

Falenderime të veçanta shkojnë për babain e tij i cili është gjatë gjithë kohës pas tij dhe për trajnerin e tij që me të vërtetë po bën një punë të mirë dhe një falënderim i madh për secilin që e mbështeti atë gjithsesi. Sarpsborg-chi, MMA & Kickboxing @dautberisha.

(Kosova Sot Online )