Xhaka tregon se çfarë po bënte Zinchenko para ndeshjes kundër Liverpoolit

  • S.A /
  • 15 October 2022 - 11:21
 Xhaka tregon se çfarë po bënte Zinchenko para ndeshjes kundër Liverpoolit

Arsenali është duke u dukur si një skuadër shumë e ndryshme këtë sezon. Mikel Arteta e ka transformuar skuadrën, teksa edhe përforcimet e verës po tregojnë formë të lartë. Gabriel Jesus dhe Zinchenko, në veçanti, i kanë dhënë “Topçinjve” një ngritje të madhe. Cilësia, përvoja dhe mentaliteti i tyre fitues ka ndihmuar Arsenalin të fitojë 10 nga 11 ndeshjet e para në të gjitha garat. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Granit Xhaka ka folur për formën e jashtëzakonshme të Arsenalit këtë sezon.

Ai vlerësoi të gjitha përforcimet e bëra për sjelljen e karakteristikave të ndryshme dhe vazhdoi të zbulojë se çfarë bënte Zinchenko para ndeshjes kundër Liverpoolit fundjavën e kaluar, të cilën londinezët e fituan me rezultatin 3:2.

“Alex Zinchenko është një djalë qesharak, mund të bëni shaka me të. Ne patëm një takim para ndeshjes me Liverpoolin, ai po fliste, po fliste, po fliste dhe po fliste. Ai ishte ulur pas meje, unë po mendoja: ‘Kur do të ndalosh së foluri?! (qesh)’. Ai është një djalë i mirë, është shumë i hapur. Ne kemi nevojë për një person të tillë në ekipin tonë”, tha Xhaka.

Përveç cilësisë së tyre të dukshme, udhëheqja e Zinchenko dhe Jesus në fushë është e dukshme për të gjithë. Të dy shihen vazhdimisht duke folur me shokët e tyre të skuadrës para dhe gjatë lojës, duke motivuar ata – ashtu siç bën zakonisht edhe Xhaka.

Ndryshe, Arsenali është lider në Premierligë me 24 pikë të grumbulluara nga 9 ndeshje të zhvilluara, me bilanc prej 8 fitoreve dhe 1 barazimi.

Skuadra e drejtuar nga Arteta gjithashtu prin me 9 edhe në Grupin A të Ligës së Evropës – me bilanc prej tri fitoreve nga po aq ndeshje.

(Kosova Sot Online )