Prishtina dhe Ferizaj synojnë t’i kthehen fitores, formacionet zyrtare

  • S.A /
  • 15 October 2022 - 12:46
Prishtina dhe Ferizaj synojnë t’i kthehen fitores, formacionet zyrtare

Prishtina dhe Ferizaj do të përballen mes vete sot, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superligën e Kosovës. Ndeshja tjetër do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 13:00.

Kryeqytetasit nuk kanë regjistruar ende fitore si vendas, teksa ferizajasit synojnë befasinë me trajnerin e ri kroat, Andrej Panadic, i cili do të debutojë sot.

Prishtina, që ka luajtur nëntë ndeshje deri më tani këtë sezon, renditet e katërta në tabelë me 12 pikë. Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi nuk di për fitore në tri ndeshjet e fundit, duke regjistruar dy humbje dhe një barazim. Ferizaj është i fundit me 8 pikë, derisa në katër ndeshjet e fundit ka regjistruar dy humbje e dy barazime. 

Formacionet zyrtare:

Prishtina:

Image

Ferizaj:

Image

(Kosova Sot Online )