Ish-lojtari i Liverpoolit i dënuar me tetë vjet burg për shitje kokaine, kujton golin në debutimin e tij në ‘Anfield Road’

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 16:42
Ish-lojtari i Liverpoolit i dënuar me tetë vjet burg për shitje kokaine, kujton golin në debutimin e tij në ‘Anfield Road’

Ish-futbollisti i Liverpool, Layton Maxwell është dënuar me tetë vjet burg për posedim të kokainës në vlerë prej 6 milionë funte. Agjentët e krimit të organizuar gjetën më shumë se 60 kg kokainë dhe loje të tjera të drogave.

Atij iu gjetën edhe 2.5 milionë funte para dhe pajisje peshimi, në një bastisje në shtëpinë e tij në Cardiff.

Gjykata dëgjoi se Maxwell, tani 43 vjeç, lejoi bandën të përdorte shtëpinë e tij si një shtëpi të sigurt për të ruajtur drogë me vlerë 6 milionë funte.

Maxëell ishte vetëm 19 vjeç kur shënoi në debutimin e tij në ‘Anfield Road’ në 1999 dhe tregoi potencial të madh ndërsa përparonte në klub së bashku me yjet Steven Gerrard dhe Jamie Carragher. Mirëpo, karriera e tij asnjëherë nuk shkoi në drejtimin e dëshiruar dhe në vitin 2001 u largua dhe më pas filloi të merret me drogë.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori ka luajtur për Stockport County, Cardiff City dhe Swansea City.

Maxëell ishte një nga tetë të pandehurit e burgosur për një total prej 80 vitesh në Gjykatën e Kurorës së Cardiffit, me më shumë anëtarë të bandës që ende nuk janë dënuar.

(Kosova Sot Online )