Ballkani fiton dhe i afrohet kreut

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 15:24
Ballkani fiton dhe i afrohet kreut

Ballkani e ka regjistruar një fitore të rëndësishme sot.

Ekipi nga Suhareka e mposhti Trepçën ’89 me rezultat 2:0, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Albi Mall Superligës së futbollit

Golat për kampionin e Kosovës në pjesën e dytë i realizuan Endrit Krasniqi dhe Albion Rrahmani nga penalltia.

Me këtë rast, ekipi Portokalli iu afrua në vetëm dy pikë lideres Drita, e cila i ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Ndërkohë, ka vazhduar rënia e Gjilanit.

“Skifterat” në krizë financiare u mposhtën në shtëpi nga Drenica, 0:2.

Golat për Kuqezinjtë i realizuan Mziu dhe Veliqi në fund të takimit.

Kjo ishte një fitore e madhe për Drenicën, kurse gjilanasit e kanë marrë tatëpjetën. 


(Kosova Sot Online)