Barcelona u rikthehet fitoreve, mposht Villarrealin

  • A.P /
  • 20 October 2022 - 22:56
Barcelona u rikthehet fitoreve, mposht Villarrealin

Barcelona i është rikthyer rrugës së fitoreve në kampionat.

Katalonasit mposhtën në shtëpi Villarrealin me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 10-të në La Liga.

Vendasit e kryen punën qysh në pjesë të parë, kur i realizuan tre gola për shtatë minuta

Ishte Robert Lewandowski që mori një asist nga Alba në minutën e 31-të dhe me një lëvizje fantastike u lirua për të shënuar për 1:0.

Vetëm katër minuta më vonë, Lewandowski shënoi sërish, por këtë herë nga distanca.

Për 3:0 u përkujdes Ansu Fati që shënoi në minutën e 38-të.

Me këtë fitore, tani Barcelona shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e dytë, tri më pak se lideri, Real Madridi.

Në anën tjetër, Villarreali mbetet i nënti me 15 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online)