Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

  • S.A /
  • 21 October 2022 - 11:29
Nora Gjakova kualifikohet në çerekfinale, do të përballet me xhudisten serbe

Nora Gjakova ka arritur me sukses të kualifikohet në çerekfinale të Grand Slamit të Abu Dhabit. Xhudistja kosovare në raundin e dytë triumfoi ndaj holandezes, Pleuni Cornelisse me IPPON brenda pak sekondave. Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e parë fitoi ndaj xhudistes nga Koreja e Jugut, Yuna Shin.

Gjakova fitoi në “Golden Score”, pasi Shin mori tri ndëshkime.

Në çerekfinale, Gjakova do të ketë punë me xhudisten serbe, Marica Perisic.

(Kosova Sot Online )