Maignan e humb Botërorin, portieri i Milanit do të mbetet jashtë deri në vitin e ardhshëm

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 18:26
Maignan e humb Botërorin, portieri i Milanit do të mbetet jashtë deri në vitin e ardhshëm

Mike Maignan nuk do të paraqitet në Kampionatin Botëror “Katar 2022” për shkak të një lëndimi.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka bërë të ditur se portieri francez do të mbetet jashtë fushës deri në janar të vitit të ardhshëm për shkak të një lëndimi në këmbë

27-vjeçari kishte pësuar lëndim më 22 shtator, në ndeshjen me Kombëtaren e Francës kundër Austrisë në Ligën e Kombeve.

Pas rikthimit te klubi i Milanit, ai përsëri ndjeu dhimbje në stërvitje. Kësisoj, koha e rikuperimit të tij do të zgjasë deri në fillim të vitit tjetër.


(Kosova Sot Online)