Real Madridi e dëshiron ende transferimin e Mbappes

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 22:30
Real Madridi e dëshiron ende transferimin e Mbappes

Real Madridi raportohet se ende dëshiron të nënshkruajë me Kylian Mbappen.

Sipas “L’Equipe”, klubet e mëdha evropiane nuk e kanë humbur interesimin për sulmuesin francez, pavarësisht raportimeve rreth skandaleve të vazhdueshme që po lidhen me emrin e tij.

Liverpool, Manchester City dhe Real Madridi thuhet se janë ndër klubet e interesuara.

“Los Blancos”, që ishin afër transferimit të Mbappes në verën e këtij viti, nuk kanë hequr dorë nga ideja për të transferuar ish-sulmuesin e Monacos, pavarësisht se ky i fundit e refuzoi klubin spanjoll.

Megjithatë, transferimi i tij në “Santiago Bernabeu” thuhet se është i mundur vetëm me kushtet e klubit spanjoll.

Kështu, një burim i afërt me drejtuesit e Real Madridit raportoi se klubi po i bën presion lojtarit. Madrilenët besojnë se futbollisti “do të duhet të përmirësohet dhe të mos sillet sikur është më i rëndësishëm se klubi, siç bën te PSG-ja”.

Nëse Mbappe pajtohet me këtë, ai do të ketë një shans për t’u bërë lojtar i Real Madridit në të ardhmen.

Ndryshe, reprezentuesi i Francës me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. 

(Kosova Sot Online)