Messi dhe Mbappe shkëlqejnë në fitoren e radhës të PSG-së

  • A.P /
  • 21 October 2022 - 23:02
Messi dhe Mbappe shkëlqejnë në fitoren e radhës të PSG-së

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe të dhjetën të këtij sezoni në Ligue 1, duke vazhduar kështu si skuadra e vetme pa humbje.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të, skuadra e drejtuar nga Christophe Galtier shënoi fitore të pastër në udhëtim kundër Ajaccios 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “François Coty” u mbyll me rezultatin 0:3.

Në këtë ndeshje shkëlqeu dyshja Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Francezi ishte autor i dy golave sonte. Ai shënoi në minutat 24 dhe 82, teksa në të dyja rastet u asistua nga argjentinasi.

Ndërkaq, Messi shënoi një gol në minutën e 78-të. Ai u asistua nga Mbappe.

Ndryshe, Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 32 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë – kurse, Ajaccio ndodhet në pozitën e 18-të me tetë pikë. 


(Kosova Sot Online)