Dy përballje sot në Superligë/ Peja e pret Rahovecin, Prishtina luan me Prizrenin

  • S.A /
  • 22 October 2022 - 09:09
Dy përballje sot në Superligë/ Peja e pret Rahovecin, Prishtina luan me Prizrenin

Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e shtatë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja që numëron gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të zhvilluara, do të sfidohet nga Rahoveci, ku Vreshtarët kanë një fitore e pesë humbje.

Kjo përballje njëherësh është mes vendit të parë dhe të fundit të Superligës.

Një përballje interesante dhe e barabartë shihet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit.

Prishtinasit kanë fitore e dy humbje, ndërsa prizrenasit kanë tri fitore e tri humbje.

Superliga – Java 7

E shtunë

17:00 Peja – Rahoveci

19:00 Sigal Prishtina – Ponte Prizreni.

(Kosova Sot Online )