Drita fiton në fund kundër Ferizajt

  • S.A /
  • 22 October 2022 - 15:24
Drita fiton në fund kundër Ferizajt

Pas humbjes nga Prishtina në mesjavë, Drita është rikthyer te fitorja në Superligë për të vazhduar edhe me kryesimin në tabelë. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, “Intelektualët” shënuan fitore minimale ndaj Ferizajt. 

Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan përfundoi me rezultatin 1:0. Gjilanasit siguruan fitoren në minutën e dytë shtesë (90+2’), kur Besnik Krasniqi realizoi nga pika e penalltisë.Për ferizajasit ishte kjo humbja e tretë radhazi.

Drita pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe është lidere në tabelë, teksa Ferizaj renditet i fundit me vetëm 8 pikë. 

(Kosova Sot Online )