Arrestohet një tifoz i Pejës, sulmoi me karrige basketbollistin e Rahovecit

  • A.P /
  • 23 October 2022 - 09:28
Arrestohet një tifoz i Pejës, sulmoi me karrige basketbollistin e Rahovecit

Dje në ndeshjen mes Pejës dhe Rahovecit ka ndodhur një incident.

Një tifoz pejan e ka sulmuar një basketbollist të Rahovecit

Kjo u konfirmua edhe nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar me karrige një lojtar. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

Ndryshe, Peja arriti fitore ndaj Rahovecit, duke vazhduar e pamposhtur këtë sezon.

(Kosova Sot Online)