Augsburgu i kënaqur me Mërgim Berishën, synon ta blejë kartonin e tij

  • S.A /
  • 26 October 2022 - 08:33
Augsburgu i kënaqur me Mërgim Berishën, synon ta blejë kartonin e tij

Mërgim Berisha ka nisur ta rikthejë buzëqeshjen. Futbollisti kosovar u huazua në Augsburg gjatë verës që shkoi duke i dhënë fund eksperiencës turke, e cila nuk ishte gjithaq e mirë. Edhe pse kartonin e tij e mban ende Fenerbahçe, sulmuesi nga Kosova nuk e preferon më rikthimin në Stamboll, shkruan mediumi turk “Aksam”. 

Ai e gjeti veten në Bundesligë dhe shpreson të vazhdojë të luajë më gjatë në kampionatin gjerman.Feneri e kishte blerë lojtarin për 5 milionë euro nga Salzburgu, ndërsa e huazoi atë për 300 mijë euro këtë sezon në Augsburg.

E klubi gjerman po planifikon ta blejë kartonin e ish-përfaqësuesit U-21 të Gjermanisë.

Klubi turk është i gatshëm ta shesë 24 vjeçarin për 5.5 milionë euro.

Berisha i ka zhvilluar 7 ndeshje me Augsburgun këtë edicion duke i realizuar 3 gola dhe i ka bërë ndërkohë 4 asistime.

Ai qëndroi në fushë për 505 minuta dhe shënoi gol çdo 169 minuta.

Madje, futbollisti nga Suhareka ia siguroi ekipit të tij një fitore të madhe ndaj Bayern Munichut.

Përmes Gjermanisë, aty ku u lind e u rrit, Mërgim Berisha synon ta rikthejë formën e dikurshme, të cilën e kishte shfaqur në Austri me Salzburgun.

(Kosova Sot Online )