Pioli dhe Giroud do të zgjasin kontratat me Milanin

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 17:06
Pioli dhe Giroud do të zgjasin kontratat me Milanin

Stefano Pioli dhe Olivier Giroud pritet që të qëndrojnë te Milani edhe për sezonin e ardhshëm – 2023/24.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri dhe sulmuesi francez do të jenë pjesë e kampionëve të Serie A edhe për së paku një sezon tjetër

Kontratat aktuale të Piolit dhe Giroudit skadojnë më 30 qershor 2023.

Sipas gazetës italiane, trajneri 57-vjeçar do të nënshkruajë kontratën e re në nëntor.

Njoftimi zyrtar nga klubi i Milanit do të bëhet gjatë pushimit të ligave shkaku i Kampionatit Botëror.

Ndërsa, sulmuesi 36-vjeçar thuhet se do të rinovojë pas përfundimit të Botërorit, që mbyllet më 18 dhjetor. 


(Kosova Sot Online)