FC Ballkani falënderon të gjithë përkrahësit e ndeshjes

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 17:50
FC Ballkani falënderon të gjithë përkrahësit e ndeshjes

FC Ballkani ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampionët e Kosovës pësuan humbje nga Slavia Prague me rezultatin 0:1, në ndeshjen e pestë dhe të parafundit në Grupin G të Ligës së Konferencës

Me këtë humbje, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u eliminua edhe matematikisht nga kjo garë.

Klubi nga Suhareka përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, falënderoi të gjithë përkrahësit.

“Të dashur tifozët tanë Xhebrailat, sportdashës shqiptar dhe të gjithë të pranishmit që mbrëmë na shtuat emocionet. Ju falëderojmë që na përkrahët për 90minuta pa ndaluar!!”, thuhet në postimin e FC Ballkanit. 


(Kosova Sot Online)