Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e zhvillon javën tjetër meçin e tretë në boksin profesionist

  • A.P /
  • 28 October 2022 - 22:07
Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani e zhvillon javën tjetër meçin e tretë në boksin profesionist

Ardian Krasniqi do ta zhvillojë meçin e tretë në boksin profesional të shtunën, më 5 nëntor, nga ora 18:00 në “Walter-Schmid-Halle Giengen”.

Dy meçet e para i fitoi bindshëm. Kundërshtarët nga Republika Çeke dhe Polonia u eliminuan pas një lufte të shkurtër

“Këto ishin luftime të forta”, tha Ardiani për “NRWZ.de”, duke shtuar: “Dëshiroj gjithashtu të tregoj se çfarë mund të bëj fizikisht”.

Ardiani, i cili është nipi i ish-boksierit Luan Krasniqi, po vazhdon përgatitjet për meçin e radhës në palestër, i mbikëqyrur nga babai dhe trajneri i tij, Agimi.

(Kosova Sot Online)