Evropiani U23: Eliminohet edhe Rios Kuka, Kosova mbetet me një medalje të artë

  • S.A /
  • 29 October 2022 - 13:01
Evropiani U23: Eliminohet edhe Rios Kuka, Kosova mbetet me një medalje të artë

Edhe Rios Kuka është eliminuar nga gara në Kampionatin Evropian të xhudos U23 që po mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Xhudisti kosova u mund me IPPON në raundin e dytë ng ukrainasi Marat Kryzhanskyi.

Në raundin e parë, Kuka eliminoi malazezin Nenad Sinanovic, por që nuk arriti ta prekte pastaj çerekfinalen në kategorinë deri në 90 kilogramë.

Pak minuta më parë, nga gara u eliminua edhe Shpati Zekaj në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Kështu, aventura e ekipit kosovar në këtë garë merr fund, me një medalje të artë të fituar nga Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë. 

(Kosova Sot Online )