Lexoni edhe:
Në institucione janë sistemuar dhe po qëndrojnë të fshehur 720 spiun të trajnuar para shtetit të Serbisë
Carlo Ancelotti ka thënë se Real Madridi nuk do të nënshkruajë me askënd në afatin kalimtar të dimrit.
Trajneri italian tha se nuk po mendohet për afatin e dimrit, që hapet në janarin e vitit të ardhshëm.
“Ne nuk po mendojmë për afatin kalimtar dimëror, nuk jemi të interesuar për të”, tha trajneri i “Los Blancos”.
“Ne kemi një formacion që nuk do të ndryshojë deri në fund të sezonit”, shtoi Ancelotti.
Real Madridi nuk bëri shumë përforcime as në afatin kalimtar të verës së këtij viti.
Kampionët e Spanjës dhe Evropës nënshkruan vetëm me dy futbollistë; Aurelien Tchouamenin dhe Antonio Rudigerin.
(Kosova Sot Online )