
Gjuetari i stadiumeve ishte në Kosovë javën e kaluar

Federico Roccio, është njëri prej tifozëve më i flaktë i futbollit.
Ai deri më tani ka vizituar 642 stadiume në 46 shtete të ndryshme të botës
Destinacioni i fundit i Roccios ishte Kosova, më saktësisht qyteti i Klinës.
Më 23 tetor, ai ishte i pranishëm në stadiumin “18 Qershori”, ku përcolli nga afër ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ballkanit, që ishte mbyllur baras 1:1.
Kjo është bërë e ditur nga vetë ai përmes disa fotove të publikuara në rrjetin social “Instagram”.
(Kosova Sot Online)