Nuk dihet ende se kur do të kthehet Haaland, Guardiola e konfirmon mungesën e tij

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 16:55
Nuk dihet ende se kur do të kthehet Haaland, Guardiola e konfirmon mungesën e tij

Erling Haaland do të mungojë në ndeshjen e dytë radhazi të Manchester Cityt për shkak të lëndimit.

Pep Guardiola ka konfirmuar se sulmuesi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve, kundër Sevillas

“Haaland ndihet më mirë në krahasim me të shtunën dhe të dielën. Por, ai nuk është 100% gati. Ne nuk duam të rrezikojmë, nuk ka kuptim”, tha trajneri i “Qytetarëve”.

“Shpresoj se ai do të kthehet për ndeshjen kundër Fulhamit”, shtoi Guardiola.

Manchester City me Fulhamit do të takohet më 5 nëntor.

Haaland i mungoi kampionëve të Anglisë edhe në ndeshjen e fundit, kundër Leicester Cityt.

Norvegjezi ka shënuar 22 gola në 16 paraqitje të deritanishme për Manchester Cityn.


(Kosova Sot Online)