Barcelona përshëndetet me fitore nga Liga e Kampionëve

  • A.P /
  • 01 November 2022 - 22:55
Barcelona përshëndetet me fitore nga Liga e Kampionëve

Barcelona e ka mbyllur me fitore në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e fundit në Grupin C, skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore kundër Viktoria Plzenit

Kjo ishte fitorja e dytë e Barçës në fazën e grupeve dhe e dyta kundër kundërshtarit të njëjtë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Doosan Arena” përfundoi me rezultatin 2:4.

Marcos Alonso (6’), Ferran Torres (44’, 54’) dhe Pablo Torre (75’) shënuan në fitoren e katalunasve.

Tomas Chory (51’, 63’) shënoi të dy golat për vendasit.

Barcelona e mbylli fazën e grupeve me 7 pikë në pozitën e tretë dhe garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Evropës.

Kurse, Viktoria Plzeni përshëndet nga Evropa si e fundit në grup dhe pa pikë. 

(Kosova Sot Online)