Trajneri i Bayernit habit me deklaratën e tij: Inter mund të fitojë Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 02 November 2022 - 19:46
Trajneri i Bayernit habit me deklaratën e tij: Inter mund të fitojë Ligën e Kampionëve

Mbrëmjen e djeshme, Bayern fitoi pastër ndaj Interit me rezultatin 2-0.

Kjo ishte një fitore ku nuk ndikon për Interin, pasi zikaltërit janë të kualifikuar bashkë me Bayern.

Bavarezët, dolën në krye të grupit pa asnjë humbje, dhe pas ndeshjes, tekniku i skuadrës, Nagelsmann ka thurur elozhe për Interin.

“Në fund ishim skuadra më e mirë në këtë grup, shënuam shumë gola dhe pësuam pak, nuk ishte e lehtë, jemi të kënaqur me atë që kemi bërë. A mund të fitoj Interi Champions League? Po mundet, ashtu si edhe ne. Nëse arrin të kalosh një grup kaq të vështirë mund të jesh favorit për të fituar Championsin”, është shprehur Nagelsmann. 


(Kosova Sot Online)