Derbin londinez e fiton Arsenali

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 14:56
Derbin londinez e fiton Arsenali

Arsenali ka shënuar një fitore sa të rëndësishme, aq edhe të mundimshme në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan minimialisht 1:0 ndaj Chelseat në derbin e madh londinez.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 63-të kur realizoi Gabriel.

Armando Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të dhe pati një paraqitje të mirë, por që nuk arriti të lërë gjurmë.

Me këtë fitore, Arsenali tani shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e parë, dy më shumë se Manchester City.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë të grumbulluara.


(Kosova Sot Online)