Drita-Ballkani mbyllet pa fitues

  • A.P /
  • 06 November 2022 - 15:47
Drita-Ballkani mbyllet pa fitues

Drita dhe Ballkani kanë ndarë pikët në derbin e javës së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2:2, teksa gjilanasit ishin dy herë në epërsi me golat e Krasniqit dhe Simonovskit.

Por, në të dy rastet, Ballkani barazoi shifrat me Berishën dhe Rrahmanin.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj triumfoi 1:2 në udhëtim ndaj Llapit. 

(Kosova Sot Online)