
Lexoni edhe:
Befason portieri portugez, realizon një gol super spektakolar
Edhe pse kampionati Botëror i futbollit do të fillojë pas 12 ditësh, kritikat nuk janë ndalur ende ndaj atyre që ia dhanë Katarit organizimin e garës më të rëndësishme të futbollit botëror.
Njëri prej tyre është edhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, i cili në atë kohë akuzohej se kishte marrë ryshfet për t’ia dhënë këtë të drejt vendit arab. E tash, Blatter duket se i ka rënë pishman që vendosi që Katarit t’i jepet organizimi i Kupës së Botës për vitin 2022, shkruan “Kosova Sot Online ".
“Ishte një zgjedhje e gabuar dhe unë jam përgjegjës, pasi isha president i FIFA-s në atë kohë”, deklaroi Blatter në një intervistë dhënë për “Tamedia”.
Befason portieri portugez, realizon një gol super spektakolar Lexoni edhe:
Sipas tij, është dashur që pas Rusisë 2018, në vitin 2022 t’i jepej organizimi Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Do të ishte një gjest i paqes së këtyre dy vendeve opozitare politike, nëse do ta organizonim Kupën e Botës një herë në njërin e më pas në tjetrin vend”, përfundoi Blatter.
Katari është akuzuar për keqtrajtimin e punëtorëve që punuan në infrastrukturë, mbi të gjitha në stadiume, pasi shumë punëtorë me trajtim çnjerëzor dhe pa siguri në punë, e gjetën edhe vdekjen.
Gjithashtu, edhe zhvendosja e Botërorit në muajin nëntor/dhjetor e kanë çrregulluar orarin e kampionateve nacionale.
(Kosova Sot Online )