Lexoni edhe:
Nisin përgatitjet për shpalljen e zgjedhjeve në komunat veriore
Dhuna gjatë apo pas ndeshjeve të futbollit po merr përmasa gjithandej.Aktet të turpshme dhune ndodhën pasditen e së martës në Pamplona. Mësohet se disa ndjekës radikalë të skuadrës së Barcelonës, me kapuçë në kokë, kanë sulmuar me mjete prerëse (thika) dhe shkopinj bejsbolli disa tifozë të Osasunës, në hyrje të një lokali. Është dashur të ndërhyjë policisë për të shmangur më të keqen, gjithsesi, nga incidenti mësohet se në këtë incident janë plagosur tre persona, transmeton "Kosova Sot Online ".
Nisin përgatitjet për shpalljen e zgjedhjeve në komunat verioreLexoni edhe:
Barcelona shpreh keqardhje dhe dënon aktet e vandalizmit të kryera këtë pasdite nga tifozët ultras në Pamplona. Presidenti Joan Laporta ka kontaktuar presidentin e Osasunës, Luis Sabalza, për të dënuar atë që ndodhi mes tifozëve radikalë. Barcelona refuzon me forcë çdo akt dhune brenda dhe jashtë stadiumeve të futbollit dhe rikonfirmon angazhimin e saj për luftën kundër çdo forme dhune që lidhet me botën e sportit. Përveç kësaj, klubi vihet edhe një herë në dispozicion të forcave dhe organeve të sigurisë dhe të gjithë agjentëve të përfshirë, për t’u dhënë fund grupeve që e praktikojnë dhunën në mënyrë sistematike”.
Deklarata e Osasunës
“Klubi i Osasunës dënon ashpër incidentet e dhunshme të kryera nga ultrasët e klubit të futbollit të Barcelonës këtë pasdite në Pamplona. Po kështu, klubi shpreh solidaritetin për të prekurit dhe vihet në dispozicion të tifozëve të sulmuar. Klubi mban qëndrim të fortë ndaj çdo shenje dhune, racizmi, ksenofobie dhe intolerance në sport…”
(Kosova Sot Online )