Zbardhet edhe lista e kombëtares kroate pë Kupën e Botës

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 12:52
Zbardhet  edhe lista e kombëtares  kroate pë Kupën e Botës

Edhe Selektori i Kroacisë, Zlatko Dalic e ka publikuar sot listën e  plotë të futbollistëve të ftuar për Kupën e Botës, e cila do të nisë më 20 nëntor. Kroatët do të udhëhiqen nga veterani Luka Modric, ndërsa ka në skuadër yje si Brozovic, Kovacic e Perisic.

Kroacia kishte arritur deri në finale të Botërorit 2018, duke e bërë arritjen më të madhe në histori të saj,transmeton "Kosova Sot Online ". Ndërsa tash, kroatët e synojnë një tjetër sukses në “Katar 2022”.

Kroacia gjendet në Grupin F të Botërorit së bashku me Belgjikën, Kanadanë dhe Marokun.

Lojën e parë, Modric me shokë do ta zhvillojnë më 23 nëntor kundër Marokut.

Image

(Kosova Sot Online )