Legjenda e Milanit Kaka shprehet i brengosur: Mëkat që nuk do t’i shohim Kvaratskhelian dhe Haalandin në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 16:34
Legjenda e Milanit Kaka shprehet i brengosur: Mëkat që nuk do t’i shohim Kvaratskhelian dhe Haalandin në Kupën e Botës

Ylli i  Milanit, Leite Kaka ka folur rreth Kupës së Botës “Katar 2022”, duke  theksuar  mungesat e emrave të futbollistëve  me emër, si ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia dhe ai i Manchester Cityt, Erling Haaland. 21-vjeçari gjeorgjian ka qenë një pjesë jetike e suksesit të skuadrës së Luciano Spallettit këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke dhënë 10 asistime në 17 paraqitje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, raporton "Kosova Sot Online ". Puna e tij e ka ndihmuar Napolin të shkojë tetë pikë epërsi prej Milanit në vendin e dytë në tabelë, duke krijuar një garë emocionuese Scudetto në gjysmën e dytë të sezonit.

Duke folur për La Gazzetta dello Sport, Kaka fillimisht diskutoi pritshmëritë e tij për Botërorin e ardhshëm në Katar. “Po, gjithçka do të ndikojë, koha e sezonit, temperatura e ngrohtë, por jo shumë e nxehtë, mungesa e udhëtimit dhe për rrjedhojë mundësia për të filluar procesin e rikuperimit menjëherë pas ndeshjes. Kampionët e mëdhenj do të jenë në krye”, ka thënë fillimisht Kaka. Ai dha mendimet e tij për punën e Kvaratskhelia me Napolin dhe mungesën e tij në Kupën e Botës. “Ai është shumë i mirë, një befasi e bukur. Sa keq që ai dhe Haaland nuk mund të luajnë në Kupën e Botës. Fantazia gjithmonë befason, lojtari që gjen zgjidhje që të tjerët nuk i shohin bën diferencën”, përfundoi brazilian.

(Kosova Sot Online )