Futbollisti kosovar Lirim Kastrati pajtohet me modelen kroate, i rikthehet lidhjes së vjetër me Angela Simac

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 15:48
Futbollisti kosovar Lirim Kastrati  pajtohet me  modelen kroate, i rikthehet lidhjes së vjetër me Angela Simac

Futbollisti i njohur kosovar, Lirim Kastrati ishte ndarë para disa muajsh me modelen kroate, Angela Simac. Bukuroshja kroate e kishte konfirmuar ndarjen nga përfaqësuesi kosovar. Ndarja nuk zgjati shumë pasi që tash, duket se çifti është ribashkuar. Për këtë siguron mediumi kroat i showbizit, “Story”, raporton "Kosova Sot Online ".

“Po jemi bashkë”, ka konfirmuar modelja kroate kur u pyet për një ribashkim të mundshëm me futbollistin nga Kosova.

Gjithashtu, Angela së fundmi e ka bërë edhe një postim në Instagram nga ndeshja e fundit e Kastratit me ekipin e tij, Fehérvár FC. Ata po ashtu e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërsa janë edhe prindër të një vajze.

(Kosova Sot Online )