Para se të luante futboll, Muriqi ishte kamerier iu shkëlqyeshëm

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 10:54
Para se të luante futboll, Muriqi ishte kamerier iu shkëlqyeshëm

Në intervistën speciale,  dhënë për “Radioestadio”, futbollisti kosovar Vedat Muriqi  ka treguar për vështirësitë që i ka kaluar gjatë jetës para se të arrinte aty ku është sot. Sulmuesi kosovar madje ka zbuluar se ka kryer punë të ndryshme vetëm për të fituar, shkruan transmeton "Kosova Sot Online ".

“Para disa vitesh kam punuar kamerier në Kosovë, kur isha 13 e 14 vjeç. Kam parë shumë gjëra. Punoja në një ‘grill house’. Punoja në një skarë dhe kujdesesha për sallatat. Kam filluar të punoj që në moshën 9 vjeçare. Kam bërë punë të ndryshme”, deklaroi sulmuesi kosovar. 

(Kosova Sot Online )