Dy futbollistët kosovar që po shkëlqenë në stadiumet e Turqisë, Topalli dhe Rroca shënojnë gola në garat për Kupën

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 13:12
Dy futbollistët kosovar që po shkëlqenë në stadiumet e Turqisë, Topalli dhe Rroca shënojnë gola në garat për  Kupën

Futbollisti i ri Kosovar Jetmir Topalli ka vazhduar shkëlqimin në futbollin turk me skuadrën e tij Istanbulspor.

Në kuadër të Kupës së Turqisë, Istanbulspor u përball me Etimesgut Belediyespor derisa e pa vetën në disavantazh 0-2 nga pjesa e parë.

Por inkuadrimi i futbollistëve shqiptarë si Jetmir Topalli, Valon Ethemi apo Eduart Rroca në pjesën e dytë ndryshoi gjërat, pasi Istanbulspor barazoi shifrat në 2-2, transmeton "Kosova Sot Online ".

Reprezentuesi i Kosovës arriti i pari të gjej golin në minutën e 71-të, kur u gjend bukur në zonë dhe realizoi për 1-2.

Ndërkohë pesë minuta më vonë realizoi edhe Eduart Rroca për 2-2.

Për kaçanikasin ky ishte goli i pestë këtë edicion, pasi katër i ka realizuar në Superligën e Turqisë. 

(Kosova Sot Online )