Superliga kosovare vazhdon me derbin në Podujevë, në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 15:58
Superliga kosovare  vazhdon  me  derbin në Podujevë, në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 17-të

Këtë fundjavë do të zhvillohet java e 17-të e Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja kryesore do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, mes Llapit e Gjilanit. Gjilanasit në këtë takim do të hyjnë pas barazimit që e morën në derbi ndaj Dritës, derisa Llapi shkatërroi kampionin, Ballkanin. Dallimi mes tyre është pesë pikë, më mirë qëndrojnë gjilanasit, janë të tretit, karshi kundërshtarit që është i pesti. Përballja e parë mes tyre që i takonte javës së tetë ishte e fituar nga Llapi minimalisht 1:0.Liderja e Superligës, Drita, në shtëpi do kërkojë të kthehet tek tre pikët në përballje ndaj Malishevës, që arriti fitore të madhe ndaj Prishtinës në mesjavë.

652342

Të kaltrit nga Gjilani kanë 32 pikë në krye, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, derisa ndaj Malishevës janë larg plot 14 pikë. Ballkani, që nuk di për fitore tash e tre xhiro, do të kërkojë pikët e plota ndaj Ferizajt, të vendit të fundit. Pasi u befasua nga Malisheva, Prishtina kërkon të mos e bëjë të njëjtin gabim të shtunën në shtëpi ndaj Drenicës, që në katër xhirot e fundit ka marrë vetëm dy pikë. Drenicasit po kalojnë formë të dobët, e cila ka bërë që ata të zbresin në pozitën e parafundit. Dy skuadrat e vendeve 7 e 8 e që janë me nga 18 pikë, Dukagjini e Trepça do të takohen mes vete. Në katër sfidat e fundit, klinasit kanë tri fitore e një humbje, derisa 89-shi, një barazim, një humbje e dy fitore.

E shtunë:

Dukagjini – Trepça ‘89

Prishtina – Drenica

E diel:

Drita – Malisheva

Gjilani – Llapi

Ballkani – Ferizaj

Të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave do të luhen nga ora 13:00.

(Kosova Sot Sot Online )