Këto jan Formacionet zyrtare të ndeshjeve: Prishtina – Drenica dhe Dukagjini – Trepça ’89

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 13:14
Këto jan Formacionet zyrtare të ndeshjeve: Prishtina – Drenica dhe Dukagjini – Trepça ’89

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet hapëse të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pasi u befasua nga Malisheva, Prishtina kërkon të mos e bëjë të njëjtin gabim të shtunën në shtëpi ndaj Drenicës, që në katër xhirot e fundit ka marrë vetëm dy pikë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Drenicasit po kalojnë formë të dobët, e cila ka bërë që ata të zbresin në pozitën e parafundit me 17 pikë. Prishtina ka 23 pikë dhe renditet e katërta. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Prishtina:

Image

Drenica:

Image

Dy skuadrat e vendeve 7 e 8 e që janë me nga 18 pikë, Dukagjini e Trepça do të takohen mes vete.

Në katër sfidat e fundit, klinasit kanë tri fitore e një humbje, derisa 89-shi, një barazim, një humbje e dy fitore.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori”, gjithashtu nga ora 13:00

Formacionet zyrtare:

Dukagjini:

Image

Trepça ’89:

 

(Kosova Sot Online )