Lexoni edhe:
Regjistroi 200 paraqitje në Premierligë, Granit Xhaka nderohet nga Arsenali
Trajneri i Kombëtares shqiptare Edoardo Reja ka shpallur sot listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar në Kombëtaren shqiptare për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë, me të dyja sfidat që do të luhen në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, transmetot "Kosova Sot Online ".
Në përbërje të ekipit bien në sy rikthimet e Berat Gjimshitit, Marash Kumbullën, Keidi Bare apo Qazim Laçi, të cilët kanë munguar ndeshjet e fundit për shkak dëmtimesh dhe tani janë rikuperuar plotësisht. Është rikuperuar edhe Ernest Muçi i cili gjithashtu do të rikthehet me ngjyrat kuqezi.
Risia është grumbullimi sërish i tre lojtarëve nga kampionati shqiptare, të cilët ishin pjesë e kuqezinjve në dy miqësoret e Arabinë Saudite dhe Katarin. Më konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësi Erdenis Gurishta, Eneo Bitri dhe Andi Hadroj.
Regjistroi 200 paraqitje në Premierligë, Granit Xhaka nderohet nga ArsenaliLexoni edhe:
Konfirmohet edhe ftesa për Kristal Abazaj me sulmuesin që ishte pjesë e Kombëtares në dy ndeshjet e fundit dhe do të jetë nën urdhrat e teknikut Reja edhe për këto dy sfida. Kombëtarja do të nisë grumbullimin të dielën për t’u përgatitur për dy miqësoret, ndërkohë që po të dielën trajneri Edy Reja do të dalë në një konferencë për median ku do të flasë në lidhje me zgjedhjet e tij dhe për objektivat. Miqësorja, Shqipëri-Itali do të luhet datë 16 nëntor dhe fillon në ora 20:45, ndërsa Shqipëri-Armeni luhet më datë 19 nëntor duke nisur nga ora 17:30. Më poshtë, edhe lista e Kombëtares me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet: