Humanizmi i futbollistit të Real Madridit, me paratë e Kupës së Botës e financon operimin e 11 fëmijëve në Sierra Leone

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 12:10
Humanizmi i futbollistit të Real Madridit,  me paratë e Kupës së Botës e financon operimin e 11 fëmijëve në Sierra Leone

Ish-mbrojtësi i Chelseat në fakt ka vendosur që krejt shpërblimet nga “Katar 2022” t’i investojë në vendin e nënës së tij – Sierra Leone. Futbollisti i Real Madridit ua ka gjetur destinacionin parave që do t’i marrë në Kupën e Botës, do ti dediton për nje mision humanitar. Në bashkëpunim me organizatën gjermane të ndihmave “BigShoe”, përfaqësuesi gjerman i kishte financuar një sërë trajtimesh jashtëzakonisht komplekse, të shtrenjta dhe më e rëndësishmja, që do t’ua ndryshojnë jetën fëmijëve afrikanë. E tash, 29 vjeçari ka vendosur t’i ndihmojë prapë fëmijët e Sierra Leones. Ai do t’i ndihmojë pacientët e vegjël që vijnë nga Lunsas, një qytet i vogël në shtëpinë e dytë të Rudigerit, në Sierra Leone, prej nga vjen nëna e tij, Lily. Fëmijët atje vuajnë kryesisht nga problemet me këmbë, të cilat shfaqen që nga lindja e tyre, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo ndikon që ata të kenë probleme të dukshme fizike dhe janë të paaftë të punojnë, por edhe janë të izoluar nga shoqëria pasi ngacmohen dhe kanë më pak shanse për të gjetur punë dhe për të bërë jetë normale. Ata kryesisht mbështeten në paterica. E ky fakt e ka lënduar shumë mbrojtësin e Realit, i cili do ta financojë operimin e 11 fëmijëve në Sierra Leone me paratë që do t’i fitojë në Kupën e Botës, në mënyrë që ata të kenë jetë më të mirë. “Më dhemb kur i shoh rrethanat në të cilat rriten fëmijët e Sierra Leones. Gjatë operimit, shtrembërimi korrigjohet përpara se më në fund pacientët të mund të ecin dhe të marrin pjesë në jetën shoqërorë, pas disa muajsh trajtimi”, deklaroi Rudiger, i lumtur që do të mundë të ndihmojë sadopak. Ai insiston se ky lloj ndihmë është më e pakta që mund ta bëjë ai, për shkak të pozitës së tij të privilegjuar në shoqëri falë futbollit. “Në Gjermani më janë dhënë mundësi që shumë njerëzve në Sierra Leone u janë refuzuar. Unë jam mirënjohës për këto mundësi dhe e vlerësoj shumë pozicionin e privilegjuar në të cilin ndodhem. Të ndihmosh këtu është një çështje nderi për mua. Do të doja të zbatoja shumë projekte të tjera në Sierra Leone me familjen time në të ardhmen”, shton lojtari. Krahas ndihmës në operime, futbollisti i Real Madridit dërgoi një mori bluzash në Sierra Leone për t’i gëzuar fëmijët pas operacioneve, shpesh tejet të dhimbshme,transmeton "Kosova Sot Online".

I përkushtuar për vendin ku është lindur nëna e tij, gjatë këtij viti ai i ka hedhur edhe themelet për hapjen e Fondacionit “Antonio Rüdiger” për Sierra Leonen. Ai synon që përmes këtij fondacioni të jetë edhe më aktiv për të ndihmuar.

(Kosova Sot Online )