Vdes luftëtari i njohur i peshave të rënda të MMA, UFC-ja mbyllet në zi

  • S.A /
  • 14 November 2022 - 11:48
Vdes luftëtari i njohur i peshave të rënda të MMA, UFC-ja mbyllet në zi

Ish-luftëtari Anthony ‘Rumble’ Johnson, një nga grushtuesit më të mëdhenj në historinë e UFC-së, është ndarë nga jeta në moshën 38-vjeçare. Nuk dihen shkaqet e vdekjes së Johnson, i cili prej disa kohësh po luftonte me sëmundjen, transmeton "Kosova Sot Online ". Mësohet se Johnson vuante nga limfoma jo-Hodgkin, një lloj kanceri jo i zakonshëm tek të rriturit.

Ariel Helwani, menaxher i ish-luftëtarit të njohur, e dha lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Lajm i tmerrshëm! Anthony “Rumble” Johnson vdiq sot. Ai ishte 38 vjeç. Johnson kishte kohë që po luftonte me një sëmundje. Ishte një nga luftëtarët më të talentuar në historinë e MMA-së (Artet e përziera marciale). Iku shumë shpejt. U prehtë në paqe”, ka shkruar Helwani. UFC është një nga sportet më popullore në Amerikë dhe jo vetëm. Por ky sport ka marrë një lajm të rëndë, pasi një nga luftëtarët e saj ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

(Kosova Sot Online )