Top 10-shi në Kampionatin Botëror të Katarit: Anglia me skuadrën me të vlefshme, përpara Francës, Brazilit dhe Portugalisë

  • S.A /
  • 16 November 2022 - 10:47
Top 10-shi në Kampionatin Botëror të Katarit: Anglia me skuadrën me të vlefshme, përpara Francës, Brazilit dhe Portugalisë

Kampionati Botëror do të drejtohet nga disa prej futbollistëve më të mirë në botë pasi të fillojë gara të dielën, më 20 nëntor. Spektakli do të shfaqë talentët më të mirë të futbollit që luajnë në ligat më prestigjioze, duke përfshirë Ligën Premier, Serie A, La Liga dhe Ligue 1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Lojtarët e Francës ngritën trofeun e Kupës së Botës në vitin 2018, duke fituar kundër Kroacisë në stadiumin “Luzhniki”, në Rusi. Me 32 perfaqësuese që marrin pjesë në garë, disa skuadra natyrisht se do të kenë vlerën më të madh prej tjerash. Sipas Marcas, Anglia do të shkojë në Katar me ekipin më të vlefshme në botë. Të dhënat mbi vlerën e tregut të lojtarëve të mbledhura nga Transfermarkt tregojnë se Tre Luanët kanë lojtarë të shumtë të vlerësuar në 80 milionë euro ose më shumë. Asi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, Phil Foden dhe Bukayo Saka janë disa nga lojtarët më të vlefshëm të Anglisë.

Franca është skuadra tjetër që shkon në Kupën e Botës me një ekip të shtrenjtë, me skuadrën që përmban disa prej talenteve më të mirë në botë. Më poshtë keni listën me dhjetë përfaqësueset më të shtrenjta që marrin pjesë në Kampionatin Botëror:

Anglia – 1.35 miliard euro

Franca – 1.13 miliard euro

Brazili – 1.064 miliard euro

Spanja – 1.031 miliard euro

Gjermania – 1.025 miliard euro

Portugalia – 938 milionë euro

Argjentina – 764 milionë euro

Belgjika – 55 milionë euro

Holanda – 474 milionë euro

Uruguai – 419 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )