Lewandowski e Pique dënohen rëndë, Barça e paralajmëron ankesën

  • S.A /
  • 16 November 2022 - 15:56
Lewandowski e Pique dënohen rëndë, Barça e paralajmëron ankesën

Lajme të këqija  po vazhdojnë të vijn për  Barcelonën. Robert Lewandowski, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Osasunës, është dënuar me tri ndeshje moslojë, transmeton"Kosova Sot Online". Një lojë për kartonin e dyfishtë të marrë në fushë, dhe dy ndeshje për gjestin e bërë ndaj gjyqtarit Manzano teksa polaku e futi gishtin në hundë derisa po shkonte në tunel drejt zhveshtoreve.

Ndërsa, Gerard Pique është dënuar me katër ndeshje moslojë, edhe pse tashmë është pensionuar, pasi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të fyerjes dhe sjelljeve të pahijshme ndaj gjyqtarit. Barcelona, nga ana e saj, shkruan mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, do të ankohet për këto vendime.

(Kosova Sot Online )