Tuchel zbulon planet e së ardhmes: Këto janë tri skuadrat e veçanta, dëshiron të punojë me njërën prej tyre

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 08:54
Tuchel zbulon planet e së ardhmes: Këto janë tri skuadrat e veçanta,  dëshiron të punojë me njërën prej tyre

Futbollisti Thomas Tuchel  ka përzgjedhur tri skuadrat "speciale" me të cilat do të donte të punonte në të ardhmen. Ai ka fokusuar  Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin. Sipas gazetarit të “Bild”, Christian Falk, të tre klubet po e tërheqin shumë futbollistin  49-vjeçar, transmeton "Kosova Sot Online ". Megjithatë, Tuchel e sheh si problem që asnjë nga këto klube nuk planifikon të ndryshojë trajner në të ardhmen e afërt.

Përveç kësaj, kandidatura e trajnerit gjerman u diskutua së fundmi edhe te Atletico Madridi. Por, situata është larg zgjidhjes, pasi klubi spanjoll ende nuk ka vendosur për të ardhmen e trajnerit aktual, Diego Simeones. Puna e fundit e Thomas Tuchelit ishte te Chelsea. Ai u shkarkua nga atje në fillim të shtatorit të këtij viti.

(Kosova Sot Online )