Zbulohen shumat e përfitimit nga pjesëmarrja e në Kupën e Botës, ja sa para marrin klubet e futbollit për futbollistët e tyre

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 10:45
Zbulohen shumat e përfitimit nga pjesëmarrja e në Kupën e Botës, ja sa para marrin klubet e futbollit për futbollistët e tyre

Vetëm edhe edhe dy ditë deri te fillimi i Kupës së Botës, që është turneu më i madh për ekipet kombëtare, ku 32 ekipe pjesëmarrëse do të luftojnë për trofeun e çmuar të këtij turneu, që këtë vit do të mbahet në Katar, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndonëse klubet e futbollit mund të kenë frikën e lëndimeve të futbollistëve të tyre, megjithatë edhe do të përfitojnë financiarisht. Fjala është për skuadrat që kanë futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës. Çdo klub merr para në bazë të numrit të përfaqësuesve që ka në Katar.

Sipas “Marca”, çdo klub merr 10,220 euro në ditë për çdo lojtar që është në Kupën e Botës, pavarësisht nëse ata luajnë ose jo. Kjo vlen për çdo ditë që futbollistët e klubeve përkatëse janë ende në garë. Kombëtaret mund të luajnë maksimumi deri në 7 ndeshje.

Kësisoj, Bayern Munichi, Barcelona dhe Manchester City, janë klubet që mund të përfitojnë më së shumti financiarisht, pasi kanë më së shumti futbollistë pjesëmarrës në Kupën e Botës “Katar 2022”. 

(Kosova Sot Online )