Ky është formacioni me futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 18 November 2022 - 11:29
Ky është formacioni me futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës

Kanë mbetur edhe dy ditë deri te fillimi i Kupës së Botës, që këtë vit do të zhvillohet në Katar. Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 20 nëntor, me Katarin si nikoqir që do të përballet me Ekuadorin, transmeton "Kosova Sot Online". Finalja e madhe është e caktuar që të zhvillohet më 18 dhjetor. Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve, “Transfermarkt”, ka përpiluar një formacionet me futbollistët më të shtrenjtë, që pritet t’i shohim në aksion në Kupën e Botës.

Kylian Mbappe vlerësohet si më i shtrenjti në treg me 160 milionë euro. Pas tij renditet Vinicius Junior me 120 milionë euro. Vlera totale e këtij formacioni është mbi 1 miliard euro. Vlen të theksohet se yjet si Lionel Messi, Cristiano Ronalo dhe Neymar nuk janë pjesë e këtij formacioni. 

Image

(Kosova Sot Online )