Alan Shearer në superlativ për Granit Xhakën, ja rezervon vendin në formacionin më të mirë në Premierligë

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 14:57
Alan Shearer në superlativ  për Granit Xhakën, ja rezervon vendin  në formacionin më të mirë në Premierligë

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka zgjedhur formacionin më të mirë në Premierligë, duke u bazuar nga ndeshjet e zhvilluara deri para pauzës shkaku i Kupës së Botës, transmeton "Kosova Sot Online".

 Në formacionin e tij zuri vend edhe Granit Xhaka, i cili regjistroi paraqitje të shkëlqyera me Arsenalin në ketë pjesë të sezonit. Golashënuesi më i mirë në histori të Premierligës dha nga një koment për secilin futbollist që e përfshiu në formacion.

52-vjeçari për Xhakën tha: “U kthye në formë nën [ Mikel ] Artetan, kur shumë, duke përfshirë edhe mua, menduam se koha e tij në Arsenal kishte mbaruar. Tregoi cilësi të shkëlqyera dhe me të vërtetë po e çon ekipin përpara”. Ish-sulmuesi anglez e zgjodhi Mikel Artetan si trajnerin më të mirë.

Image

(Kosova Sot Online )