Kombëtarja angleze e zgjodhi grumbullimin jashtë Dohas për qetësi, e pëson keq nga devetë që po i lënë pa gjumë lojtarët

  • S.A /
  • 19 November 2022 - 16:19
Kombëtarja angleze  e zgjodhi grumbullimin jashtë Dohas për qetësi,  e pëson keq nga  devetë  që po  i lënë pa gjumë lojtarët

Anglia vuan nga pagjumësia, por nuk është Irani, rivali i parë në Botëror, ai që i prish gjumin, por devetë. Në të vërtetë, kombëtarja e Anglisë zgjodhi të qëndrojë në hotelin Souq Al Wakra, 12 milje larg Dohas. Ideja ishte për t’i shpëtuar zhurmës dhe nxitimit marramendës të kryeqytetit të Katarit. Vendqendrimi luksoz, megjithatë, po rezulton larg nga të qenit i paqtë, pasi aty pranë ndodhen devetë, të cilat, në të gjitha orët e ditës dhe të natës, po shqetësojnë futbollistët me rënkime, mjaullima dhe klithma të ngjirura.

Siç raportojnë media të ndryshme britanike, Botërori në Katar nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Anglinë. Armiku i madh i së cilës, në vigjilje të debutimit, nuk është kundërshtari, por Rummel. Kështu quhet klithma jashtëzakonisht e bezdisshme dhe karakteristike që bëjnë devetë, kafshë shumë të zakonshme në Katar. Në vendin organizator, në fakt, vlerësohet prania e rreth 85,000 ekzemplarëve. Madje sulmet e këtyre kafshëve kundër civilëve nuk janë të rralla, edhe pse ato nuk konsiderohen të egra nga natyra. Kështu, anglezët vërtetë kanë menduar për valixhen bosh të kupës, por ndoshta duhet të kishin sjellë edhe kufje për gjumin.

(Kosova Sot Online)